MENU
klinika

“Më shqetësojnë 3 lojtarë…”

Silvinjo komenton listën dhe të ardhmen kuqezi

08.11.2024 - 13:07

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat teksa sot publikoi listën me lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet e nëntorit.

Ai do tju përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve si dhe do të shpjegojë për tifozët çdo paqartësi në lidhje me listën me 28 lojtarët e ftuar.

LISTA – “Kam 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me të verdhë, dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi transferta, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë gri. Kemi folur me doktorët, me klubet, edhe Stesina, duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të merren, të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo”.

VENDI NË GRUP – “Padyshim si të gjithë mund të dalim të parët, por në këtë grup mund të ndodhë gjithçka. Vjen Gjeorgjia dhe na mund, shkojmë ne atje dhe e mundim. Janë katër kombëtare që kanë luajtur në Europian, ka cilësi, janë lojtarë që luajnë në Bundesligë, Premier Ligë, janë të fortë. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi të dy ndeshjet, është një avantazh i vogël, por i mirë.”

SITUATA E SULMIT – “Një dhimbje kokë për një trajner është gjithmonë e mirë, gjithmonë. Ky është një moment i rëndësishëm për Kombëtaren, për vendin. Të kesh një grup të tillë dhe të mbërrish në fund i gjallë është i rëndësishëm. Ukraina është e fortë, Gjeorgjia është e fortë se ka bërë një Europian të mirë dhe Çekia është e fortë se është e para. Në këtë moment Manaj, është prej dy javësh pa luajtur, ai ka shënuar dhe është dëmtuar, nuk luan prej 14 ditësh. Bare ka marrë një goditje e nuk luan prej 13 ditësh. Ne sa më shumë lojtarë të fortë të kemi, na jep shtysë të shkojmë para. Muçi është në një moment të mirë, ka shënuar në tre ndeshje radhazi, jam i lumtur për të dhe për të tjerë, Bajrami po bën shumë mirë te Rejnxhërs. Pastaj shohim shumë të tjerë. Muçin një muaj më parë e kam vizituar, askush nuk e di, nuk ishet moment i mirë për të. Kjo është puna, të dalim e të shohim, t’i takojmë, të pimë kafe, ta dëgjojmë, ta përqafojmë. Janë momente të vështira, një transferim si i Muçit është i vështirë se ndryshojnë shumë gjëra, gjuha, zakonet. Për mua dhimbja e kokës është shumë e mirë, sa më shumë lojtarë në formë të kemi, aq më mirë”.

“Këtu në fakt po ndodh diçka e bukur me Kombëtaren se po marrim lojtarë të mirë nga U-21, si Mario, Fetai, Simoni, ashtu dhe Pajaziti i cili fatkeqësisht duhet të jetë jashtë fushave për 5 javë. Tuci luajti me Spartën, Manaj është në dyshim, por nuk duhet të merrnim Shpendin vetëm për ta aktivizuar, ata janë dy vëllezër dhe ndoshta i marrim të dy në momentin që mund të ndodhë. Rikujtoj edhe një lojtar tjetër Medon Berisha, i cili ka 50 ditë jashtë fushave pasi pati ridëmtim, por shpresoj të rikthehet shpejt se është një lojtar i rëndësishëm. Nuk di të them momentalisht, di çfarë tju them lojtarëve të mi, kemi një grup të vështirë kemi 5 ditë përgatitje, duhet të provojmë të luajmë me shpirt dhe zemër duke qenë se nuk na kanë munguar asnjëherë”, thotë Silvinjo.

UZUNI DHE MUÇI NË QENDËR – “Manaj duhet ta kuptojmë, ta shohim. Kam dëgjuar dhe folur me të, të shohim si vjen dhe nëse ia del të bëhet gati. Kemi Dakun të skualifikuar, Tuci bëri një ndeshje shumë të mirë. Por duhet të punojmë pa 2-3 lojtarë që janë pikë referimi. Muçin dhe Uzunin duhet t’i provojmë. Uzuni është një sulmues i dytë, por Muçi është një lojtar ofensiv i cili luan në krahun e majtë, por në fund ka bërë edhe të djathtin. Uzuni është më shumë sulmues qendre, duhet kuptuar nëse mund t’i përdorim në ndeshje sipas nevojave që kemi, janë 2 apo edhe një i tretë që mund të bëjë sulmuesin kur nuk kemi një 9”.

FETAI – “Ai, Mitaj, Bajrami, Simoni, Asllani që është shumë i ri, Pajaziti, Medon Berisha, Fetai, Shpendi, Çuni… Kemi shumë lojtarë për të ardhmen, padyshim. Ne duhet të respektojmë gjithmonë futbollsitët, ne jemi në limitet e të rinjve, në një ekip të ekuilibruar sipas nesh. Ne mund të mendojmë që këta njerëz mund të bëhen nesër titullar, është një proces. Unë jam shumë i lumtur për lojtarin që kemi marrë. Janë lojtarë që na përgjigjen shumë mirë në ekipin e parë. Edhe të rinj si Hoxha, Nedim Bajrami është i ri. Është një skuadër e re, që po bën mirë, ne duhet të punojmë duke i ekuilibruar me lojtarë më ekspertë”.

Duhet të kemi parasysh kundërshtarët që pësojnë pak, Gjeorgjia është një skuadër e fortë taktikisht, ashtu si Çekia dhe Ukraina. Ju rikujtoj që edhe ne jemi pak a shumë si ata njësoj, por edhe ne si ekip nuk pësojmë shumë gola. Nuk janë kundërshtarë që në 15 minutat e para tju shënojmë 2 gola, kemi pasur punë të vështirë dhe nuk është e lehtë të marrim 6 pikë deri tani, duhet ti falenderoj lojtarët dhe stafin, duhet të përmirësohemi, na presin dy kundërshtarë dhe ndeshje të vështira.

PROBLEMET ME ÇEKINË – “Ishte e thjeshtë për Çekinë ndaj nesh? Jo. Po për ne ndaj tyre? Jo. Ne ndoshta nuk kemi kuptuar, të luash me Çekinë pak a shumë në të njëjtin nivel është e vështirë. Ka shumë lojtarë të fortë. Tani të gjithë e dinë se kush është Bajrami sot. Kush ishte Mitaj nuk e dinte kush një vit më parë kush ishte. Ah, është Asllani aty. Tani njerëzit po studiojnë Shqipërinë, por duhet të përmirësohemi shumë. Në ndeshjen atje, në 1-0 Bajrami gjeti gol. Si Çerni që është shumë i fortë e luan te Rejnxhërs me të. Për ne është krenari që me lojtarët tanë arrijmë të gjallë në këto dy ndeshje të fundit dhe përballojmë një Çeki që në ndeshjen e fundit të thotë kujdes Shqipërinë. Ata kanë ndryshuar trajner, janë një skuadër fizike dhe e fortë. Por kanë bërë ndryshime, kanë sulmuesin e qendrës, është një lojtar që merr topin, e vështirë të luash kundër. Pastaj është një mesfushor gjysmësulmues. Janë Provodd, Çernji, të dy mbrojtësit e krahut, të fortë. Ne duhet të bëjmë një ndeshe të vështirë për të fituar, ne jemi krenare që në këtë pikë të jemi thuajse të barabartë me Çekinë. Në Europian i gjithë stafi teknik i Spanjës, mund ta them qetësisht se i njoh shumë, shumë prej tyre na përgëzuan punën, lojtarët, federatën. Na thanë skuadër e mirë, kush është ai lojtari, ku e gjetët atë lojtar… Ishim të trishtuar pas humbjes por në atë grup në fund kishim shanse të kalonim. Është një rrugëtim, nuk është se nesër do shkojmë në “Uembli” të fitojmë 4-0 me Anglinë. Në ndeshjen në shtëpi fati është në fushë. Ndonjë herë topi hyn e ndonjëherë jo, me Gjeorgjinë humbëm në shtëpi, në fushën atje fituam. Me Gjeorgjinë ishte e barabartë, skuadër e fortë, përgëzova trajnerin e tyre. Është e vështirë, por kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm që duhet përmirësuar gjithmonë. Se sa? Ta shohim, nuk është e thjeshtë”.

STADIUMI PLOT – “Ne po rritemi, sa herë ka qenë plot ky stadium në të gjithë ndeshjet? Praktikisht me pak kundërshtarë. Për ne është e bukur, mendoj se hyjnë më shumë se 22 mijë, hyjnë 25 mijë persona. Ky është motivim, pastaj në fushë luhet, është futboll, është argëtim, i bukur për t’u shfrytëzuar. Tifozët e bëjnë fushën tonë me një atmosferë shumë të bukur, është një avantazh i vogël që mund ta shfrytëzojmë. Të shkosh në fushë me stadiumin plot, është diçka e mrekullueshme. Do të provojmë dhe të bëjmë një ndeshje të bukur, nëse duam të arrijmë objektivin, duhet të bëjmë një ndeshje pranë 100%.”

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos