MENU
klinika

Fakaj analizon ndeshjet

“Silvinjo nuk ndryshon skemë për askënd, Muçi duhet ta rrëmbejë fanellën”

12.11.2024 - 20:28

Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, mendon se objektivi i kuqezinjve në dy ndeshjet e fundit duhet të jetë fillimisht të sigurojë qëndrimin në Ligën B dhe më pas të mendojë për një ngjitje të mundshme në elitë, në Ligën A.

Në një intervistë të dhënë për “Sport News” në “News 24”, Fakaj ka analizuar lojën e kuqezinjve, por edhe grupin e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo. Duke u ndalur në emra të veçantë, në bashkëbisedimin me moderatorën Trevisa Tufa, ai ka insistuar se Silvinjo nuk ndryshon ide sa i përket skemës dhe kushdo kërkon një vend në formacion, duhet ta rrëmbejë atë.

Gjashtë pikë në katër ndeshje, jemi në lojë dy xhiro përpara fundit. Çfarë note do i vendosje ekipit përfaqësues deri në këtë pikë të Ligës së Kombeve?
Unë besoj se notat vendosen në fund. Natyrisht që kemi patur ulje-ngritjet tona, por mendoj që kishte një rrjedhë logjike. Vijmë nga një Europian, i cili për nga niveli, është maksimumi jonë. Unë besoj se nuk kemi patur shumë luhatje. Nota deri tani është mjaftueshëm, është e mirë, ajo përfundimtarja është ajo që vendos. Deri në këtë pikë kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi patur ndeshje “jo”.

Broja, Rei Manaj, Gjimshiti, Kumbulla, Bare, a është kjo një situatë emergjence? Çfarë të shqetëson më shumë?
Nuk është emergjencë, thjeshtë kualitet i munguar. Broja, unë e kam thënë, që është talenti më i madh. Fakti është se në shumicën e kohës kemi luajtur pa Brojën. Nuk është se na penalizon deri në atë pikë që të na krijojë problem. Keidi Bare do ishte rikthim, me atë që kam dëgjuar, është i dëmtuar. Gjimshiti është nga ata që duhet të jetë prezent, por futbolli i ka këto. Gjimshiti na ka munguar thuajse në të katërta ndeshjet e para. Ne në prapavijë i kemi alternativat, është Ajeti, është edhe Ismajli. Për momentin jemi në rregull. Të shpresoj që të marrim diçka pozitive në këto ndeshje.

A ka Shqipëria një plan B në një situatë të tilla? A është momenti për t’i besuar lojtarëve si Uzuni apo Muçi, a beson se Silvinjo do ndryshojë?
Muçi dhe Uzuni janë të talentuar dhe kanë cilësi, diçka që po e tregojnë në klubet e tyre. Uzuni është lider te Granada, e tregoi veten në La Liga dhe në La Liga 2. Atë e penalizon mënyra sesi luajmë ne këtu. Uzuni është një sulmues i dytë, gjithmonë duhet të ketë një numë 9-sh përpara. Ne nuk luajmë kështu. Mund të jetë edhe nga krahët, por nuk ka të njëjtat cilësi. E ka patur mundësinë. Silvinjo nuk e ndryshon skemën për njërin apo për tjetrin, kushdo qoftë. Muçi është i talentuar. Fanella e kombëtares nuk falet, rrëmbehet. Ti duhet ta rrëmbesh atë, talenti asnjëherë nuk mjafton, ti duhet të tregosh ego. Kur futesh një minutë, dy, apo që nga fillimi, ti duhet të tregosh veten. Trajneri do aktivizojë më të mirët, pasi do rezultatin.

Të shqetëson Çekia Fakaj? Në Pragë zhvilluam mbase ndeshjen më të dobët në epokën Silvinjo, na mposhtën në çdo detaj. Çfarë ndeshje pret këtë herë?
Çekia është një skuadër e fortë fizikisht dhe luan mirë nga krahët. Duhet të ruhemi nga krahët. Shtatlartësia e tyre na bën që të ruhemi. Besoj se trajneri e ka të qartë nga çfarë duhet të ketë kujdes.

A vendosë kjo ndeshje, Çekia, fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve?
Varet edhe nga ndeshjet e tjera, ne duhet të luftojmë për 6 pikë. Kjo është e vetmja mënyrë që mos të bëjmë llogaritë e të tjerëve. E rëndësishme është që ndeshjen e parë mos ta humbasim. Objektivi jonë është që të mos biem nga grupi. Nëse dalim të parët, është temë tjetër, është bonus.

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim