25.11.2024 - 14:34
SPAK ka ushtruar kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan gjatë një operacioni blic, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Gjithashtu mësohet se gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar kontrolle edhe në banesa të personave të lidhur me krimin.
Ndërkohë dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë operacionit blic në qytetin e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit, raporton gazetarja Klodiana Lala.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Proçesi ndaj Suel Çelës
Krimet e Rënda kërkojnë ndihmën e Interpol, proçesi në ngërç
Replikat e forta me Nokën, Vokshin dhe Strazimirin
Debati me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD, Basha thërret Kuvendin në 18 dhjetor
Ja kush e ekzekutoi vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën!