MENU
klinika

Java Kulturore Spanjolle

Të rejat e arkitekturës bashkëkohore që vijnë nga Spanja

04.11.2024 - 18:20

Në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB) është çelur fotoekspozita “Arkitektura dhe Inxhinieria Emblematike në Spanjën Bashkëkohore, në vështrimin e Ricardo Santonja”.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle, duke na ftuar të bëhemi pjesë e një udhëtimi vizual përmes arkitekturës spanjolle të realizuar në fund shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të. Arkitektura spanjolle po avancon duke ofruar propozime të reja arkitektonike. Ricardo Santonja sjell një koleksion mahnitës që tregon përparimin dhe inovacionin në dizajnin arkitektonik, me vepra nga arkitektë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ekspozita është një mundësi për të eksploruar bukurinë dhe kreativitetin e arkitekturës bashkëkohore përmes Santonja-s, një artist vizual dhe profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës në Madrid.

Gjithashtu ai realizoi edhe një workshop, “Teknikat Fotografike për Komunikimin Arkitektonik,” duke iu ofruar mundësinë, të apasionuarve të fotografisë dhe arkitekturës, për të mësuar nga një nga profesionistët më të njohur të fushës.

Dr. Ricardo Santonja zhvilloi një workshop praktik bazuar në vizatimin me dritë përmes dhomës së errët./atsh