MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Të sharat ndaj SPAK nuk i zgjidhin hallin Berishës

13.11.2024 - 16:40

Është e disata herë që Berisha i sulet me sharje SPAK-ut dhe prokurorëve të tij. Një strategji kjo po aq e vjetër sa ai.

Synimi është sa i thjeshtë, aq edhe produktiv në të shkuarën:

Pa analizuar faktet dhe akuzat, mobilizon militantët dhe ngjall dyshime për vërtetësinë e akuzës tek opinioni asnjanës.

Zhvlerëson mediatikisht akuzat.

Tremb prokurorët dhe gjykatësit, të cilët dikur ishin të varur tërësisht nga politika.

Mirëpo, si gjithçka e vjetruar te Berisha, edhe kjo strategji është e tejkaluar nga koha, pasi opinioni publik është më analitik se dikur që i mjaftonte berihaji i liderëve për ta marrë të pastër si kristali shefin e tyre. Fundja 17 kulla nuk futen në xhep.

Së dyti, militantët e dinë që komunizmi ka marrë fund edhe aty ku lindi. As Putini nuk e përmend më. Ndaj nuk duan të shkojnë në luftë shesheve e rrethqarkullimeve duke u kacavjerrë në helikat e mullinjve të erës.

Së treti, por më e rëndësishmja, prokurorët tashmë varen nga dikush tjetër, d.m.th as nga Rama e as nga Bajrami, ndaj nuk mundet ta ndihmojnë.

Berishë, shpik ndonjë gjë tjetër, përndryshe mbete në katin e tetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!