MENU
klinika

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

04.11.2024 - 14:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në polici ka mbërritur një denoncim se ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë banesës së tij.

Policia thotë se shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.

Nderkohe nen drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.