Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar burgosjen e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, tha se nuk i vjen aspak mirë të shoh një politikan në atë situatë.
Topi tha në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, se politika është një sporti i vështirë dhe se duhet të kesh dy sy para dhe katër mbrapa.
“Nuk më vjen fare mirë për një politikan që ta shoh në atë situatë. Jam natyrë njerëzore. Ndoshta mund të jetë bërë shembull. Në politikë duhet të kesh dy hy para dhe 4 mbrapa. Ndonjëherë mund ta pësosh nga ata që ti i ke në krah dhe të gjuajnë nga mbrapa. Politika është një sporti i vështirë ku hapat duhet ti bësh në formë racionale sepse ka të papritura”, tha ish kreu i shtetit.
Ndër të tjera komentoi edhe izolimin e dy liderëve të dy partive më të mëdha opozitare në vend, Sali Berishës së PD dhe Ilir Metës të PL.
Topi tha se izolimi i tyre e zhbalancon garën në zgjedhjet e 2025. Ai gjithashtu se tha se PD është në krizë dhe kjo jo për shkak të funksionit të institucioneve të drejtësisë.
“E zhbalancon garën, sepse nuk është problemi i izolimit politik, por nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme. Ndryshon mënyra e organizimit të PS, e cila me kohë i goditur gjithë partitë, ndërsa ajo që ndodhi në krahun e opozitës ishte proces dezintegrimi. Janë copa që bëjnë polemikë dhe janë në konkurrencë të egër me njëra-tjetrën, nuk ka ligj probabiliteti që të bashkohen. Ka shumë elementë që tregojnë se opozita është një krizë të vërtetë.
Kriza e partive politike nuk vjen nga institucionet e drejtësisë, por është një kizë që vjen nga brenda. E kam ndjerë para se të ndërtohen institucionet e drejtësisë. Ajo që i dha grushtin fatal ishte 2008. Ka prekur institucionet e partive politike, duke hequr forumet dhe duke i kthyer në sh.p.k të kryetarëve të partive. A ka rast më flagrant ku të gjithë janë në pritje se çfarë liste do përpilojë kryetari i partisë në 12 pa 5. Partitë politike janë të sëmura dhe krye të sëmurët janë kryetarë”, tha Topi.
Topi foli dhe për kohën kur garonte vetë në zgjedhjet presidenciale me Frymën e Re Demokratike, ku tha se votave të tij u është bërë masakër.
“Me kalimin e kohës njerëzit e kanë kuptuar për masakrën që i është bërë votave të Frymës së Re Demokratike. Unë e kam parë në Neës24 që komisioni kisha marrë nr e votave që njoftonte marrjen e madatit, pastaj në moment të fundit ndryshoi. Duket sikur je në dorën e një ekipi mjekësor. Këto janë instrumenti prerës, të ashtuquajtur kirurgë që e kanë lënë sakat demokracinë. Në atributin për të kontrolluar votën, kanë të drejtë të fusin këdo dhe eliminojnë këdo, mua më eliminuan”, tha Topi.