MENU
klinika

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

06.11.2024 - 16:30

Donald Trump triumfoi në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë, ku ai shërbeu si president gjatë viteve 2017-2021.

Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dhënë “një mandat të pabesueshëm dhe të fuqishëm”.

“Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë,” tha Trump, duke ripërsëritur premtimet e fushatës se do të punonte për të bërë Amerikën të madhe përsëri.

Rezultati përfundimtar nuk ka dalë ende, por siç raporton BBC, nga shtatë shtetet vendimtare, Trump fitoi Karolinën e Veriut, Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Wisconsin, ndërsa është në avantazh edhe në Michigan, Nevada dhe Arizona.

Kandidatja e Demokratëve, zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk u është drejtuar ende mbështetësve të saj me një fjalim, por simpatizanët e dëshpëruar lanë festën e saj shumë orë përpara se të dilte rezultati përfundimtar.

Fitorja e Trump u prit me entuziazëm të ngjashëm si nga mazhoranca , ashtu edhe nga opozita në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama postoi në platformën X një foto nga zyra e tij duke parë live fjalimin e fitores së Trump, shoqëruar me një mesazh urimi për “këtë fitore të jashtëzakonshme”.

“Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkroi Rama.

Ndërsa kreu i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi fitoren e tij një “triumf” dhe i kushtoi një mesazh më të gjatë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke cilësuan Partinë Demokratike që ai drejton “simotër” të Partisë Repubikane të Trump.

“Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë…,” shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

Gjatë administratës së Joe Biden, Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa prej muajsh gjendet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit.

Një urim për Trump erdhi dhe nga burgu 313 nënshkruar nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili gjendet në arrest i akuzuar për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.

“Triumfi juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës përcjellë nga zyra e shtypit e Partisë së Lirisë që ai drejton./BIRN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?


Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n