MENU
klinika

Detyra që i besohet

U kërcënua nga Ervis Martinaj, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë!

05.11.2024 - 22:40

Ish-shefi i Shqiponjave, Engjëllush Avdulaj, me një karrierë 25-vjeçare, është rikthyer në punë pas largimin si pasojë e kërcënimeve nga Ervis Martinaj.

Avdulaj, i cili ka qenë edhe ish-drejtori i Paraburgimit Engjëllush Avdulaj, do të mbajë postin e drejtorit të IMT-së Sarandë, sipas News24.

Kujtojmë se shkak i kërcënimeve të ishin kontrollet në bizneset loto-sport të Martinaj.

Avdylaj ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.

Komisari Engjëllush Avdulajn kishte denoncuar dhe është përballur me kërcënimet e Elvis Martinajt. Përplasja ka ndodhur në tetor të vitin 2013, ku sapo kishte nisur operacioni “Fundi i Marrëzisë” dhe policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt.

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt, Avdulaj ka deklaruar se Martinaj e ka marrë në telefon, duke e kërcënuae se do ta eliminojë.

Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast. Ai e ka denoncuar Ervis Martinajn për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2.