MENU
klinika

Kush janë përfituesit duke nisur nga1 janari

Ulet çmimi i energjise elektrike!

05.11.2024 - 19:20

Nga 1 janari i vitit 2025, çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjithë qytetarët. Deklaratën e bëri vetë zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të sistemit të ri CALL CENTER, që do u përgjigjet ankesave të qytetarëve lidhur me energjinë elektrike.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, tha Balluku.

Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Ulje të çmimit te energjise pati paralajmëruar edhe kryemnistri Edi Rama gjatë takimeve me pensionistët, por vetëm për këtë shtresë sociale.

Zëvendëskryeministrja, Balluku gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, duke shtuar se kjo kategori biznesi subvencionohet nga qeveria shqiptare.

“Furrat e bukës në Shqipëri subvencionohen nga qeveria shqiptare përmes çmimit më të ulët të energjisë. Të gjitha ato njësi që operojnë vetëm si furra buke paguajnë 7,6 lekë për kilovat/orë, që është çmimi më i ulët që aplikojmë në OSHEE.

Pas një diskutimi publik shumë të gjatë, na kanë kërkuar që të ketë diferencim mes atyre që pjekin vetëm bukë, atyre që pjekin bukë, por kanë edhe pastiçeri, dhe atyre që kanë pjekjen e bukës, pastiçerinë dhe bar-kafenë.

Pas diskutimit të gjerë, ramë dakord për këtë lloj skeme: 7,6 lekë kilovat/orë vetëm për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve i kemi faturuar me 9,5 lekë për kilovat/orë, ndërsa për ato që kanë edhe bar-kafe, 12 lekë për kilovat/orë”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se çmimi i bukës nuk është rritur: “Ishte vetëm një dezinformim”.

Pagesat për profesionistët e lirë

Afati i fundit për të rifreskuar llogarinë bankare

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave