MENU
klinika

Ushtarët koreano-veriorë në Rusi

Zelensky kritikon aleatët për përgjigjen “zero”

01.11.2024 - 13:20

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, ka kritikuar qëndrimin e Perëndimit për zhvendosjen e ushtarëve koreano-veriorë në Rusi, afër kufirit me Ukrainën.

Përmes një deklarate, presidenti ukrainas tha se “aleatët kanë dhënë zero përgjigje për ushtartë e Koresë së Veriut në Rusi”.

Zelensky tha se një reagim i dobët nga Perëndimi do të inkurajojë dhe perforcojë armikun e Ukrainës, presidentin rus Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dje se deri në 8,000 ushtarë të Koresë së Veriut kanë arritur në rajonin kufitar të Rusisë me Ukrainën.

“Ushtarët koreano-veriorë janë gati për operacione luftarake kundër Ukranës. Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

Duke cituar inteligjencën amerikane, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se rreth 8,000 nga 10,000 trupat e Koresë së Veriut që besohet të jenë në Rusi, kanë shkuar në rajonin kufitar të Kurskut.

“Ne nuk i kemi parë ende këto trupa të dislokohen në luftime kundër forcave ukrainase, por ne supozojmë presim që kjo të ndodhë në ditët në vijim,” tha Blinken në një konferencë shtypi pas bisedimeve katërpalëshe me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Kjo është hera e parë që Rusia ka ftuar forca të huaja në tokën e saj në 100 vitet e fundit.

Rusia ka trajnuar trupat e Koresë së Veriut në artileri, dronë, operacione artilerie bazë dhe pastrimin e llogoreve, “duke treguar se ata synojnë plotësisht t’i përdorin këto forca në operacionet e vijës së parë”, tha Blinken.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se trupat e Koresë së Veriut po furnizohen me uniforma ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me identitete të rreme dhe uniforma ruse

Rreth 10.000 ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës!


Spiuni i fuqishëm rus zbulon synimet e vërteta të Rusisë

Ukraina mund të ulet në tryezën e negociatave këtë dimër

Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit