MENU
klinika

Shkak i ndarjes tradhtia?

E fajësoi për fundin e martesës, Xhensila “thumbon” Besin

06.12.2024 - 15:00

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për divorcin nga partneri i saj prej shumë vitesh, Bes Kallaku. Artistja është shprehur se ky vendim është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

“Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se pas marrjes së vendimit për t’u divorcuar ia shpjegoi edhe vajzës, duke i treguar të vërtetë, ndërsa theksoi se donte që fëmijët e saj në të ardhmen të kishin qetësi.

Xhensila Myrtezaj ka mohuar që shkak i ndarjes të ketë qenë një person i tretë, duke theksuar se në marrëdhënien e saj dhe aktorit të humorit nuk ka ekzistuar diçka e tillë.

“Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë”, u shpreh artistja në “Mirëmbrëma Yje”.

Xhensila Myrtezaj komentoi edhe këngën “Mosmirënjohja” të ish-bashkëshortit të saj Bes Kallaku, teksti i së cilës u tha se ishte një dedikim për artisten. Ajo u shpreh se historia e këngës nuk i përket asaj, duke akuzuar Bes Kallakun se bëri një lëvizje tekike të zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur.

“Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri”, tha ajo, teksa thumboi ish-partnerin: “Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.”

Ndërsa rrëfeu se për momentin nuk ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe se dëshiron që kohën t’ia kushtojë fëmijëve.

“Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, tha këngëtarja.

Pjesë nga intervista:

Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë mbi supe. Çfarë nuk është thënë, se çfarë nuk kam lexuar. Botën nuk e ndryshoj dot, as mendësinë e tyre të errët. Por kam Zotin dëshmitar dhe kaq më mjafton për të qenë në paqe me veten

Është një vendim që e ke marrë ti?

Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd, as nuk e parashikon të ndodhë dhe as nuk e dëshiron të ndodhë. Disa hapa sado të vështira për t’u marrë në jetë, duhet gjendur forca për t’i marrë disa vendime

Ku e gjete forcën?

E gjeta forcën tek fëmijët e mi, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen, qetësinë.

Si ka reaguar mamaja jote kur i the vendimin që kishe marrë?

Në fakt, si për ironi të fatit historia sikur u përsërit. Ishte e vështirë të hapesha me mamin, pavarësisht se ajo e kuptonte që kishte kriza më marrëdhënie. Ne jemi munduar, si unë dhe si ai që ti mbanim larg familjarët nga problemet që ne kishim. Mamit jam munduar t’ia them duke mos e lënduar. Është munduar të kuptojë që nuk kupton gjë, por ishte plotësisht dakord me vendimin tim. Më mbështeti dhe më këshilloi të gjej paqe tek dy fëmijët e mi, të jem e zonja për ta dhe veten time.

Frika e saj më e madhe ishte se çfarë do të ndodhte pas, duke qenë se mami është divorcuar në një periudhë që gjërat nuk kanë qenë të lehta dhe sot nuk janë të lehta. Më vjen keq ta them që femrat janë të diskriminuara dhe janë të parat që u vendoset gishti, ndëshkohen si fajtore nëse një marrëdhënie nuk shkon.

Nuk kanë mbështetje ligjore, nga familjarët dhe jam e sigurt, që nëse femrat do të kishin një nga këto mbështetje do të kishin marrë guximin për të qenë larg një marrëdhënie qoftë toksike apo e dhunshme.

Si ja keni shpjeguar Ajkës?

Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha që kam pasur përpara se të marr vendimin për t’u divorcuar. Vajzën nuk e gënjej kurrë, mundohem ta mbaj larg problemeve. I thashë të vërtetën “të gjithë kemi probleme, ashtu sikurse edhe ti mund të kesh debate me një shok apo shoqe dhe nuk ke dëshirë të qëndrosh për momentin, ashtu po e marrin dhe babi e mami këtë hap. Ne kemi shumë xhan njëri-tjetrin, por mendoj që ka ardhur koha të qëndrojmë pak larg, kjo është një gjë që tek ju nuk do të ndikojë kurrë, sepse dashuria do të jetë njësoj për ty dhe Amen, si nga ana ime e babit dhe dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin do kalojë tek ju”.

Sa vjeç ke qenë ti kur prindërit e t’u janë ndarë?

Ironi e fatit, 6-vjeç sikurse edhe Ajka.

E mban mend?

E mbaj mend sigurisht, ka qenë më traumatike. Është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime. Mamin tim e dua shumë dhe e vlerësoj, në të njëjtën kohë edhe e gjykoj që pati mundësinë t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit edhe mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që u bë në sytë e mi. Kam parë nënën time teksa therej me thikë. E kam ruajtur këtë sekret, sepse nuk dua të lëndoj as babain tim sepse jam e sigurt që është penduar për atë veprim, nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte sepse ka qenë nën efektin e alkoolit.

Mami im e ka falur, ai është babai im dhe asgjë në botë nuk e ndryshon. Mbaj mend periudhën kur ai ishte në burg, ishte bërë divorci, prindërit e mamit ishin kundra që të kisha kontakt me tim atë, kishin të drejtë, i kishin masakruar vajzën, por nuk mund të marrësh hakmarrje tek fëmija i tjetrit. Mbaj mend mamin që fshehurazi më ka çuar dhe kam shkuar kam takuar tim atë në burg, më thoshte është ‘babai yt”, ndjente keqardhje edhe pse ishte masakuar. Kështu janë rritur femrat.

S’ke folur keq dhe as nuk ke hedhur baltë. Ka qenë zgjedhje e mirëmenduar?

Ka qenë një zgjedhje, nuk mund të vendos veten para fëmijëve të mi. Nëse nuk do të isha bërë nënë ndoshta do të isha shprehur por nuk mund t’i lëndoj. Në fund të ditës është babai i fëmijëve të mi dhe kaq mjafton. Çdo gjëje tjetër i vendoset kapak. Ai është dhe do të mbetet babai i fëmijëve të mi.

Besi ka nxjerrë një këngë që e lidhin me ndarjen tuaj? A e ke ndjerë edhe ti që ka qenë një projekt muzikor enkas për këtë moment

Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri. Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.

Por gjithsesi nuk besoj se babai i fëmijëve të mi do të bënte këngë të tilla me dashje për të sulmuar apo prekur figurën e nënës së fëmijëve të tij, nuk e besoj këtë gjë, nuk ka se si të ndodhë.

Si e përballove dështimin e një martese?

Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është me veten por me një individ tjetër.

Kam besuar dhe besoj akoma tek jeta, familja dhe martesa.

Nuk dole të qash dhe të thuash sa po vuan

Nuk dua të viktimizohem. Dua ti tregoj fëmijëve se sa e fortë jam. Nuk viktimizohem as tek të afërmit e mi forcën e gjej brenda vetes. Punoj dhe jam e zonja vetes. Fakti që je person publik nuk të bën imun ndaj lëndimeve, përjetojmë dhe ndjejmë njësoj, si çdo person tjetër. Është akoma më e vështirë sepse duhet të menaxhosh emocionet e tua teksa performon, por mendoj se muzika ka qenë një lloj terapie, më ka ndihmuar shumë.

Të kërkuarit ndihmë është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, tek rrugëtimi i vetes. Unë këtë kam bërë dhe kam kërkuar ndihmë.

Si e more vendimin dhe sa kohë ka zgjatur terapia?

Kam vuajtur nga ataku i panikut, jam përpjekur ta menaxhoj me sport dhe kuptova se ishte e pamundur. Përdora teknika të ndryshme, joga, psikoterapi dhe më pas fillova të ndiqesha nga një psikologe.

Më rekomandoi të punoja me veten, me ankthin. Janë gjëra që duhet ti shërojmë dhe trajtojmë. Kjo më bëri të kërkoja ndihmë. Kemi nevojë për ndihmë në një moment delikat, jo vetëm në rast atak paniku. Më ka ndryshuar mendësinë, do ishte fantastike ta kisha marrë atë vendim më përpara. Më ndihmoi të përballja gjërat që erdhën më vonë. Terapinë e kam nisur gjatë periudhës së shtatzënisë së djalit.

Në komente është thënë që divorci juaj ishte një farsë për të maskuar pasuritë e vendosura gjatë martesës?

Legjenda urbane, hipoteza ka pasur dhe nuk bëj kompromis me jetën time për asgjë e askënd. Jeta është shumë e vlefshme për ta mbajtur peng të opinioneve. Zgjodha Xhensilën dhe e dua shumë veten time. Sa i përket hipotezave të hedhura, hidhen poshtë.

A ka pasur person të tretë që ka ndikuar në ndarjen tuaj?

Kur ka probleme në çift përgjegjësia është dyanshme. Duhen dy për të kërcyer tangon, në rast se pesha i mbetet njërit partner, martesa dështon. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë.

Beson akoma tek dashuria? Nëse shfaqet dikush që të bën të besosh tek dashuria?

Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.

Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie