MENU
klinika

Lista e 30 artistëve që do të marrin pjesë

Festivali i 63-të i Këngës/ Zbulohen moderatorët

11.12.2024 - 14:47

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ka zbuluar dy moderatorët të cilëve u është besuar moderimi këtë vit.

Enkel Demi dhe Ornela Bregu do të jenë zyrtarisht prezantuesit që do të shoqërojnë publikun nga data 19 deri në 22 dhjetor, e ndërsa në zonën ku do të jenë të vendosur këngëtarët do të shohim Dalina Buzin.

Drejtoresha artistike e festivalit është këngëtarja e njohur Elhaida Dani, e cila prek kohësh e ka ndarë këtë lajm me fansat e saj.

Mirëpo këtë vit Festivali i Këngës vjen edhe me risi të reja, për herë të parë për të zgjedhur fituesin i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovison do të ketë mundëi të votojë edhe Diaspora.

Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, që do të zhvillohet në maj të vitit 2025 në Bazel, Zvicër.

Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës dhe artistë të rinj.

Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:

Algert Sala
Alis Kallacej

Ardit Çuni
Devis Xherahu

Djemtë e Detit

Elvana Gjata

Endrik Beba

Epos Grup

Erma Mici

Frensi Revania

Gjergj Kaçinari

Gresa Gjocera

Jet

Kejsi Jazxhi

Kleansa Susaj

Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj

Lorenc Hasrama

Luna Çausholli

Mal Retkoceri

Martina Serreqi

Mihallaq Andrea

Nita Latifi

Olsi Bylyku

Orgesa Zaimi

Rea Nuhu

Ronaldo Mesuli

Santino De Bartolo

Shkodra Elektronike

Stine

Vesa Smolica

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga “Djemtë e Detit” te Orgesa Zaimi e dhjetëra artistë të rinj

Lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 63-të të RTSH-së