Ish lojtari i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të kandidojë për deputet, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
38-vjeçari Mavraj do të jetë pjesë e subjektit politik “Lista për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.
Konfirmimi për kandidaturën e Mavraj erdhi nga Rrahmani, në një intervistë për mediat në Kosovë. “Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha ai!
Mërgim Mavraj mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren e Shqipërisë, teksa numëron jo pak por 50 ndeshje zyrtare. Debutimi i tij me kuqezinjtë i takon datës 22 maj 2022.
Karriera e tij kryesisht ka qenë e fokusuar në Gjermani, ku ka luajtur si në Bundesligë ashtu edhe në Bundesliga 2.