Jasir Asani me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Guangju në sezonin e ardhshëm të Koresë së Jugut. Nga vendi aziatik tregojnë se klubi është i detyruar të kryejë shitje, për të përmbushur rregullat dhe kartoni i Asanit është tashmë në treg.
Janë tre klube që raportohen të interesuara për shërbimet e Asanit. Bëhet fjalë për Jeonbuk, Visel Kobe dhe Jokohama F. Marinos.
Po ashtu bëhet i ditur dhe shifra që Guangju pret nga shitja e kartonit në janar. Bëhet fjalë për një operacion që do i kushtojë rreth 1 milionë euro, secilit klub që kërkon firmën me sulmuesin shqiptar.
29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit të ardhshëm. Kështu me një sezon të mbetur, ky operacion pritet të konkretizohet.
Pas aktivizimit me Kombëtaren në Europian, Asani pati një shpërthim në Korenë e Jugut. Kjo pasi ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e luajtura për Champions-in aziatik, ndërsa tri të tjerë i numëron në kampionat.