15.12.2024 - 18:40
Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
45 vjeçari rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Këta tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur sot në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës.
Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Një i vdekur dhe një i plagosur