MENU
klinika

“Ishte si tërmet 7 ballë”

Ndarja nga bashkëshorti pas 15 vitesh, rrëfehet Dalina Buzi

19.12.2024 - 18:00

Gazetarja dhe skenaristja e njohur, Dalina Buzi, ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte 15 vite e martuar.

Këtij divorci, ajo i ka vënë emrin” tërmet 7 ballë” pasi thekson se nuk e priste që mund t’i vinte fundi.

“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishte mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa,” u shpreh Buzi.

Ndër të tjera ajo rrëfeu edhe periudhën pas ndarjes ku u shpreh se ishte e vështirë ta pranonte atë që i kishte ndodhur.

“Pas ndarjes u futa në të gjitha forumet e botës, në lloj lloj forumesh, në rusisht, në italisht, në gjermanisht, me google translate dhe doja të shihja situata të ngjashme dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Në situatë të ngjashme po të isha burrë do të ishte ‘ok’ dhe u tremba, u trondita. Fillova ta shihja veten me syrin e tyre, është shumë e rrezikshme kjo ta shohësh veten me syrin e tjerëve. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë fillimisht si nënë, çfarë bëra, ishte drobitëse.”

Mirëpo Dalina nuk la pa cekur gjithashtu edhe “të mirën që i kishte ardhur nga e keqja” teksa theksoi edhe se edhe pse ishte e vështirë ndarja, asaj i ka vlejtur për të njohur Dalinën e vërtetë.

“Ajo ka qenë një periudhë që unë njoha një Dalinë që nuk e njihja fare, nuk ia kisha idenë fare,” u shpreh ajo.

Rrëfimi i plotë:

Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”

Pas ndarjes u futa në të gjitha forumet e botës, në lloj lloj forumesh, në rusisht, në italisht, në gjermanisht, me google translate dhe doja të shihja situata të ngjashme dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Në situatë të ngjashme po të isha burrë do të ishte ‘ok’ dhe u tremba, u trondita. Fillova ta shihja veten me syrin e tyre, është shumë e rrezikshme kjo ta shohësh veten me syrin e tjerëve. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë fillimisht si nënë, çfarë bëra, ishte drobitëse’

Periudha pas ndarjes ka qenë një nga periudhat më interesante në jetën time, e vështirë, por interesante dhe bëri mirë që ndodhi. Jo, ndarja, jo prishja e familjes, por ajo periudhë. Ajo ka qenë një periudhë që unë njoha një Dalinë që nuk e njihja fare, nuk ia kisha idenë fare. Kam qenë gjithmonë shumë e përkëdhelur, kam bërë çfarë kam dashur, financiarisht kam qenë shumë mirë, por e para u përballa me Dalinën nënë që ishte shumë e rëndësishme.

Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë.” tha Dalina për Class Media me Alketa Vejsiun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu duk prezantimi live i “Dancing With the Stars”?

Dalina Buzi flet për Bora Zemanin: I thashë personalisht se…


Prej kohësh në kërkim nga autoritetet greke!

Arrestohet kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku

Arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë