10.12.2024 - 19:59
Edhe gjatë ditës së martë Qarku i Gjirokastrës ka qenë i përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e shiut.
Megjithëse me intensitet mesatar reshjet vazhdojnë të jenë problematike për sa i përket furnizimit normal me energji elektrike të zonave malore.
Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 400 familje vazhdojnë të ndeshin probleme si shkak i defekteve teknike në rrjet dhe stakimeve të vazhdueshme të energjisë.
Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme për sa i përket përmbytjeve ndërsa niveli i lumenjve Drino dhe Vjosë është në parametrat stinorë.