Detaje të tjera kanë dalë në dritë për vdekjen tragjike të Liam Payne, ish-yllit të grupit “One Direnction” i cili gjeti vdekjen pasi ra nga ballkoni i hotelit në të cilin po qëndronte.
Policia në Argjentinë thuhet se po heton një punonjës hoteli i cili u filmua në ÇTV teksa mbante Liam Payne në dhomën e tij vetëm disa minuta para vdekjes së tij.
I dyshuari është emëruar në vend si shefi i recepsionit Esteban Grassi, i cili bëri një telefonatë 999 duke kërkuar ndihmë urgjente mjekësore për Liam përpara se ai të rrëzohej për vdekje nga ballkoni i hotelit.
Ai ishte gjithashtu në mesin e një treshe burrash të fotografuar duke e çuar atë në dhomën e tij pak para tragjedisë në hotelin CasaSur Palermo.
Fotoja, e zbuluar për herë të parë nga Daily Mail, ngjalli shqetësime për sjelljen e stafit të hotelit dhe vendimin e tyre për të mos e lënë këngëtarin në holl, ndërkohë që prisnin ndihmën për të mbërritur.
Një tjetër punëtore hoteli, e quajtur si shefja e sigurimit Gilda Martin, po hetohet gjithashtu, sipas Infobae.
Ai tha se gjyqtarja hetuese Laura Bruniard, e cila drejton hetimin, u kishte thënë dy burrave të caktonin një avokat mbrojtës në mënyrë që ajo të mund t’i merrte zyrtarisht ata nën betim.
Data e marrjes në pyetje të tyre të parë, që pritet të bëhet përmes Zoom, thuhet se është caktuar për javën e ardhshme midis 17 dhe 19 dhjetor.
Prokurorët publikë ende nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar, por pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim.