MENU
klinika

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

14.12.2024 - 20:40

Shqipëria është tashmë një destinacion i njohur për të kaluar pushimet. Mbi 11 milion turistë vizituan Shqipërinë nga janari deri në nentor, ndersa sipas të dhenave dhjetori ka sjelle një interes të shtuar të të huajve për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Sipas operatoreve turistikë ka një rritje të prenotimeve nga të huajt për ditët e fundit të vitit, ndyrshe nga viti i kaluar. Hotelet ne destinacionet më të spikatura në vend, jane thuajse te gjithë të rezervuar.

“Korca, Saranda, rritje, po ben promovin edhe vlora. Korca e rezervuaar, ka edhe shume nga vendet perreth Greqia dhe Maqedonia. Edhe Shkodra dhe zonat malore, per fat temire rruget mbahen të hapura.”

Sipas kreut te unionit turistik shqiptar, interesi me i madh i të huajve është për kryeqytetin.

“Besoj që Tirana ka arritur destinacionin e qëndrueshem të turizmit gjithevjetor për shkak të asaj që ofron. Jetën e gjalle, kulinarinë, qytet metropol, ka turiste nga gjithe vendet edhe tani në këtë periudhë”, tha ai për ”ABC News”.

Vizioret që kanë zgjedhur vendin tonë jane nga vende të ndryshme, por si gjithnjë mbizoterojne europianët, ndërsa shqiptarët e Kosovës edhe këtë vit mbeten besnikë të Shqipërisë.

“Bullgaret, italianet. Vendet përreth, kosova, maqedonia. Ka edhe tregje pak me te largeta si polaket dhe vendet e europes qendrore. Per shkak te linjave direkte.”

Çmimet e shërbimeve dhe strukturave akomoduese nuk kanë pësuar rritje në këtë periudhë.