Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues që do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave.
Ministri malajzian për Zhvillimin, Ridvan Jusuf tha në një konferencë për mediet në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.
Sipas Jusufit, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në të ardhmen.