MENU
klinika

Deklarata

Nis seanca/ Rama nga foltorja: Arsyeja pse po flas i pari

05.03.2019 - 10:34

Në sallën e Parlamentit ka nisur seanca parlamentare. Në nisje të seancës fjalën i pari e ka marrë kryeministri Rama.

Që në fillim të fjalës së tij, Rama u shpreh se e mori fjalën i pari, pasi pas seancës do të largohet drejt Italisë.

Kreu i qeverisë bëri me dije se do të udhëtojë drejt Italisë për t’iu shpjeguar atyre situatën ku ndodhet vendi ynë.

“E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës, të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten.

Një rrugë pa krye, e vetmja gjë e re, një veprim politikisht vetëvrasës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një sezoni të njohur.

Dhe për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku Kolegji Zgjedhor mbeti pa punë, pa asnjë ankesë. i bëmë të gjitha këto duke kërkuar kush fiton qeveris, kush humbet bën opozitën dhe e dyta jo më sharje dhe baltë për vendin në gjuhë të huaj.

Këto të dyja kishin, nuk kishim asnjë kërkesë tjetër. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet se pas zgjedhjeve patëm qetësi të plotë ku askush nuk e kontestoi rezultatin se të gjithë komisionarët firmosën procesverbalet pa asnjë ankesë”, u shpre kreu i ekzekutivit.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin