Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno, ku foli për situatën politike në Shqipëri.
Gjatë kohës që Rama ishte në studio, gazetari Bruno Vespa transmetoi një intervistë të Lulzim Bashës, i cili renditi dy problemet kryesore të Shqipërisë,
“Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin. Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj. Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara.
Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre”-tha Basha.
Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.
“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.