06.03.2019 - 11:21
Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur vakancën për postin e anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas shkarkimit nga detyra të prokurores, Antoneta Sevdari.
Në vendimin e firmosur nga Arta Marku thuhet se Antoneta Sevdari ka mbajtur postin e anëtares së KLP-së e zgjedhur nga Prokurorët e Shkallës së Parë.
Kryeprokurorja i ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për këtë vend vakant brenda 15 ditëve.