06.03.2019 - 22:08
Një shumë parash prej 26 mijë dollarësh është sekuestruar sot në Rinas pasi rezultonin të padeklaruara.
Sipas të dhënave të para thuhet se sasia e parave të padeklaruar do të nxirreshin jashtë Shqipërisë.
Shuma e parave dyshohet si i përkiste një shtetasi turk dhe një shtetasi sirian, ndërsa hetimet kanë nisur.
Policia ka filluar punën intensive për të rënë në ‘gjurmët’ e vërteta të sasisë monetare, ndërsa priten të masa të forta ndaj dy shtetasve të huaj, të cilët tentuan t’i kalonin 26,300 dollarë në mënyrë ilegale nga Shqipëria.