07.03.2019 - 10:43
Shefi i zgjerimit në BE, Christian Danielsson me të mbërritur në Tiranë ka nisur takimet.
Fillimisht ai ka nisur një takim me kryeministrin Rama, e më pas u njoftua se pas orës 10:00 do të nisë një takim me Bashën.
Ndërkohë përmes një postimi në Twitter, Danielsson ka njoftuar se është takuar me anëtarët e KED.
Ai shkruan se në këtë takim Bashkimi Europian ka mbështetur reformën në drejtësi, për të cilën thotë se është kyç për progresin në BE.
Danielsson vjen në Tiranë në kuadër të krizës politike në vendin tonë mes palëve.