MENU
klinika

Reagimi

Dhuna ndaj mjekëve/ MSh: Dënim maksimal agresorëve

07.03.2019 - 15:45

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale regoi për dhunën ndaj mjekut Z.D, i dhunuar fizikisht sot në ambientet e spitalit rajonal Lezhë dhe mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT. 

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, denoncon këtë akt dhe kërkoi nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut.

Në reagimin e ministrisë, janë propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.

“Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore. Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite”,- thuhet në reagim.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin