Analisti i njohur Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ka folur lidhur edhe me prezencën e kryeministrit Rama, në ditët e fundit në mediat italiane.
Fokusi kryesor i temës mbetej vizita e kryeministrit Edi Rama në Itali dhe shfaqjen e tij në mediat italiane.
Nazarko u shpreh se kryeministri Rama udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të rregulluar imazhin e tij dhe të vendit.
“Ambasadorët e huaj në Shqipëri e dinë situatën politike.
Sigurisht mediat me monitorimin e tyre krijojnë një lloj presioni. Nuk mendoj se ekspozimi për kanabisin e mbylli atë problem. Është e vërtetë që shtypi italian ka qenë i angazhuar për krizën politike shqiptare.
Nuk mund të pranoj se media italiane është më cilësorja në Evropë. Dalia e Edi Ramës në mediat italiane nuk është ofensive. Edi Rama doli tek emisioni i Bruno Vespës për të rregulluar imazhin e vetë por edhe të Shqipërisë.
Italia është edhe një vend që na sjellë turistë. Nuk mendoj se dalja e Ramës i ka bërë ndonjë dëm opozitës.”-u shpreh analisti.