11.03.2019 - 14:16
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin për zëvendësimin e mandateve të deputetëve të opozitës.
Elda Hoti merr mandatin e ish-deputetit Vitor Tushaj i LSI-së në Lezhë.
Lefter Maliqi ka marrë mandatin e ish-deputetit të PD-së, Astrit Veliaj në Berat.
Ediola Braho ka marrë mandatin e ish-deputetit Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Majlinda Halili ka marrë mandatin e ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri në Tiranë.
Edlira Hyseni ka marrë mandatin e ish-deputetes së LSI-së në Durrës, Nora Malaj.
Ligoraq Karamelo ka marrë mandatin e ish-deputetit Klevis Balliu në Korçë.