Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të medieve greke dhe shqiptare. Fiorin Durmishaj, që më parë kishte luajtur për ekipin tonë Shpresa, zgjodhi të përfaqësonte Greqinë për më tej.
Por sot ai ka marrë një lajm të hidhur. Kombëtarja e Greqisë ka publikuar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet eliminatore Euro 202 dhe aty mungon Fiorin Durmishaj, që publikisht kishte deklaruar se e ka nder të luaj.
Mungesa shpjegohet se Durmishaj është aktivizuar me Shpresat e Shqipërisë dhe lojtari duhet të pajiset me një dokumentacion nga Federata Shqiptare, në mënyrë që të vazhdojë aktivizimin rregullisht me kombëtaren helene.
Mesa duket, ka filluar një luftë e ftohtë mes federatave, teksa ajo shqiptare nuk ka hapur rrugë për të krijuar lehtësira në rastin në fjalë. Në këtë mënyrë, Durmishaj duhet të presë ende që të aktivizohet me përfaqësuesen greke.