MENU
klinika

Deklarata e presidentit francez

Macron: Britania mos ta mbajë “peng” Evropën…

23.03.2019 - 10:48

Presidenti i Emanuel Macron tha të premten se Evropa nuk duhet të mbetet “i burgosur” për shkak të pasigurive dhe vonesave të procesit të Brexit, pasi kryeministrja Theresa May përsëri kërkon miratimin parlamentar për një marrëveshjeje të re daljeje.

“Projekti evropian nuk duhet të mbetet peng i Brexit,” i tha Macron gazetarëve të premten.

Macron bëri thirrje gjithashtu për unitet brenda Europës. “Periudha e naivitetit evropian ka mbaruar”.

Më parë të premten, një zyrtar në zyrën e Macron tha se nuk do të ketë zgjerime të mëtejshme, madje as për zbatimin e daljes: “Jo, 12 prilli është data përfundimtare”.

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë thënë se 12 prilli ishte ” 29 marsi i ri”, afati i mëparshëm i daljes.

Macron ka qenë më i drejtpërdrejtë midis liderëve të BE duke dashur të shuajë shpejt krizën e Brexit për tu rifokusuar në problem të tjera të bllokut. Disa, duke përfshirë Gjermaninë, kanë theksuar nevojën për të bërë çdo përpjekje për të siguruar që një dalje kaotike të shmanget.

Sipas marrëveshjes së së enjtes, 22 maj do të jetë data e largimit nëse parlamenti britanik aprovon javën e ardhshme marrëveshjen e tërheqjes së May pas dy refuzimeve. Nëse nuk ka, Britania duhet të paraqesë një plan të ri deri më 12 prill ose të largohet nga BE pa një traktat.

Disa kanë thënë se konkluzionet e samitit nuk ishin aq të qarta.  Një diplomat i lartë i BE-së mbështeti qëndrimin se mund të ketë hapësirë ​​për vonesa të mëtejshme.

“12 prilli është 29 marsi i ri,” tha diplomati. “Dera është lënë e hapur për një zgjatje tjetër.”

Presidenti i Këshillit Europian, Tusk tha se deri më 12 prill, “çdo gjë është e mundur” duke përfshirë një vonesë shumë më të gjatë ose anulimin e Brexit.

Duke folur nga Brukseli, Tusk tha se është i lumtur që 27 udhëheqësit e BE arritën një vendim unanim për zgjatjen e procesit dy-vjeçar të nenit 50, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar do të duhej të largohej nga BE të premten e ardhshme.

“Kjo do të thotë se deri më 12 prill çdo gjë është e mundur. Mund të ketë një marrëveshje, një zgjatje nëse Britania vendos të rishqyrtojë strategjinë e saj, ose të revokojë nenin 50, që është një e drejtë e posaçme e qeverisë britanike,”-tha ai. “Fati i Brexit është në duart e miqve tanë britanikë. Si BE, jemi të përgatitur për më të keqen, por shpresojmë për më të mirën. Siç e dini, shpresa vdes e fundit.”

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa një plan të dakorduar me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…