23.03.2019 - 15:27
E ndërsa valuta e eurozonës ka rimarrë veten gjatë javës së kaluar, dollari amerikan dhe paundi britanik kanë regjistruar luhatje, duke e mbyllur javën në rënie.
Kështu, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, e cila ndjek një regjim te lirë të kursit të këmbimit, paundi britanik u këmbye ditën e hënë për 145.76 lekë në blerje, ndërsa e mbylli javën e dobët, duke zbritur në kuotën e 144.28 lekëve.
Të njëjtin trend ka ndjekur edhe monedha amerikane, e cila u këmbyen në fillim të javës për 110.09 lekë, ndërsa me gjithë luhatjet e regjistruara e mbylli javën e zhvlerësuar lehtë nga valuta vendase, e fiksuar në kuotën e 109.91 lekëve.