MENU
klinika

Edicioni i tretë

Festivali Ndërkombëtar i muzikës së dhomës kthehet në Tiranë

23.03.2019 - 17:45

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës nën titullin “Different Trains” rikthehet për të tretin vit në Tiranë.

Aktiviteti i cili vjen në edicionin e tretë sjell për publikun emra të njohur artistësh shqiptarë, por dhe të huaj që janë vlerësuar në skena të ndryshme botërore.

Një kuartet simpatik i përbërë nga tre instrumentistë shqiptarë, nga dy violiniste Orieta Dado e Fatlinda Thaçi; nga çelisti Vlorent Xhafaj dhe një violinist austriak, Firmian Lermer, ka çelur mbrëmë festivalin “Different Trains” 2019.

Koncerti i parë i “Different Trains” ka nisur mbrëmjen e së premtes në orën 18.30 në Kishën Katolike ”Zemra e Krishtit” në Tiranë me interpretimin e veprave të Hajden, Mendelson dhe Vebern.

Firmian Lermer, Vlorent Xhafaj, Orieta Dado dhe Fatlinda Thaçi-konica.al
Firmian Lermer, Vlorent Xhafaj, Orieta Dado dhe Fatlinda Thaçi-konica.al

Fatlinda Thaçi, violinë e parë në pjesën e parë të programit u pri me shumë kërshëri gjatë interpretimit të saj. Në pjesën e dytë të programit Fatlinda ia ka lënë protagonizmin në skenë një tjetër instrumentisteje, Orieta Dados, që po ashtu u prit me duartrokitje.

Vlorent Xhafaj, organizuesi i Festivalit “Different Trains” shprehet se: “Në këtë sezon Festivali “Diferent Trains” do të organizojë 10 koncerte duke sjellë në Tiranë 30 artistë nga bota, një pjesë e të cilëve janë artistë shqiptarë që jetojnë dhe ndërtojnë karrierën e tyre në vende të ndryshme të Evropës a më gjerë.”

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët