MENU
klinika

"Euro 2020"

Supersfidë, Gjermania fiton në Holandë!

24.03.2019 - 22:41

Gjermania është rikthyer! Futbolli edhe njëherë tjetër ka parë një superklasike, Gjermania fiton 3-2 në Holandë, duke u “hakmarrë” ndaj tulipanëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ishte spektakolare, me vendasit që dominuan, por miqtë kanë shfrytëzuar në maksimum mundësitë e krijuara.

Gjermania ngjitet në vend të dytë, ndërsa Holanda zbret në vendin e tretë.  Gjermanët e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me golin e Leroy Sane në minutën e 15’.

Holanda ushtroi presion për të barazuar, por pëson golin e dytë me autor Serge Gnabry, i cili dyfishoi rezultatin me një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Pas pushimit, De Ligt rihap sfidën me një gol të shënuar me kokë pas krosit fantastik të Memphis Depay. Holanda mori zemër dhe Depay barazoi rezultatin në minutën e 63’ pas një rrëmuje në zonën gjermane.

Vendasit vazhduan të sulmonin për të gjetur golin e fitores, por ishte Gjermania ajo që shënoi golin e tretë në minutën e 90’ me anë të Schulz, i cili pas pasimit të përsosur të Reus ka mposhtur për të tretën herë portierin Cillessen.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Irlanda e Veriut ka fituar 2-1 ndaj Bjellorusisë duke marrë kryesimin e grupit.

Ndërsa Belgjika ka marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të luajtur në Grupin I të fazës kualifikuese për Euro 2020. Belgët kanë mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Qipros dhe tani kryesojnë grupin me një avantazh prej tri pikësh.

10 minuta i kanë mjaftuar “Djajve të Kuq” të zhbllokojnë ndeshjen me Eden Hazard para se Michy Batshuayi ka dyfishuar për miqtë në minutën e 18-të. Pjesa e dytë nuk ka dhuruar emocione, me Belgjikën që është mjaftuar të menaxhojë avantazhin.

Fitore edhe për Poloninë, që ka mundur 2-0 Letoninë në Grupin G. Ndeshja e luajtur në Varshavë është hapur nga Leëandoëski në minutën e 76-të dhe është mbyllur nga Glik në të 84-ën.

Polakët tani kryesojnë grupin me gjashtë pikë, dy më shumë se ndjekësit më të afërt, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut, me këta të fundit që kanë shmangur humbjen në fushën e Sllovenisë falë një goli të Enis Bardhi-t. Takimi i luajtur në Lubjanë është mbyllur 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eliminatoret "Euro 2020"

Italia dhe Spanja e nisin me fitore