MENU
klinika

"Euro 2020"

Formacionet zyrtare, Bulku bën ndryshime

25.03.2019 - 19:39

Pas pak, në orën 20:45, Shqipëria do të luajë në Andorrë ndeshjen e dytë eliminatore të “Euro 2020”. Pas disfatës 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë, kuqezinjtë e drejtuar nga dyshja Bulku-Mema, do të kërkojnë triumfin e parë.

Trajneri Ervin Bulku ka bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen paraardhëse, duke futur në fushë nga fillimi Alijin, Grezdën, Kacen, Bashën dhe Sadikun, duke lënë në stol Balliun, Balajn, Memushajn dhe Veselin

Për sa u përket precedentëve të mëparshëm, mes tyre dy ekipet kanë luajtur 3 herë: 2 fitore për Shqipërinë dhe 1 fitore për Andorrën. Shqipëria ka fituar 3- 0 dhe 1-0, ndërsa ka humbur 0- 2.

Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN