MENU
klinika

Detaje

Prokurori i Apelit Durrës në “sitën” e Vetting-ut

29.03.2019 - 12:08

Në KPK ka nisur sot seanca dëgjimore për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi.

Rivlerësimi i tij është bazuar në të trija kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore ai tha:

“Jam i hapur deri në fund të procesit t’i pergjigjem të gjitha pyetjeve tuaja”.

Seanca dëgjimore e Elezit do të drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Elezi ka nisur punën si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë nga 2003 e në vijim pa ndërprerje.

ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të sakte në përputhje me ligjin. Mësohet se ai ka burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje dhe deklarim të rreme, apo edhe konflikt interesi.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin