Tetë gola, një superndeshje dhe në fund 4-4. Villarreal-Barcelona ka prodhuar 8 gola, por në fund barazim, në një sfidë që do të mbahet mend nga të dy tifozërinë.
Barcelona ishte në avantazh të dy golave, por Villarreal barazon. Në 61’ hyn Messi, por vendasit përmbysin, madje shënon edhe të 4-n. Por Messi me një supergol dhe Suarez në limite barazojnë rezultatin.
Barça shënoi dy gola të shpejtë me Coutinho (12’) dhe Malcom (16’) dhe u duk sikur fitorja ishte e sigurt. Megjithatë, kishte shumë minuta për t’u luajtur dhe Chukëueze rihapi lojën në minutën e 23’.
Pas pushimit erdhi goli i barazimit nga Ekambi në minutën e 50’. Iborra shënoi golin e avantazhit për vendasit dhe Valverde vepron duke futur në fushë Leo Messi-n, por pak minuta më pas Villarreal shënoi golin e katërt me ish-milanistin Carlos Bacca.
U duk sikur ndeshja do të përfundonte me një humbje të miqve, por Messi rihap gjithçka në minutën e 91’ me një tjetër gol nga goditja e dënimit. Në fund të takimit, ishte Luis Suarez ai që shënoi golin e barazimit me një “predhë” të pakapshme për Asenjo.