Në fshatin Halilaj të Fushë Krujës u kompletua mbyllja e 26 gropave në furrën gëlqerore të kësaj zone.
Prej kohësh guroret kishin shkaktuar mjaft dëme në malin e Krujës duke djegur goma makinash, mbetje plastike dhe lekure duke shkaktuar tym toksik dhe probleme shëndetësore tek komuniteti.
Ministri i mjedisit Blendi Klosi, tha se ështe e pafalshme që zonat e mbrojtura dhe ato turistike të vazhdojnë të dëmtohen teksa shtoi se kush rihap sic kanë tentuar biznesin e guroreve apo furra gelqerore do të penalizohen. Ndëshkime do të ketë edhe për inspektorët që do mbyllin sytë para shkeljes se ligjit.
Klosi u shpreh se guroret nuk kanë më leje mjedisore dhe se po negociojnë me Ministrinë e Energjitikës për zhvendosjen e bizneseve në zona të tjera.
Ministri shtoi se inspektorët e mjedisit dhe ata të zonave të mbrojtura do të vijojnë të evidentojnë furra gëlqerore në mbarë vendin që janë ngritur në shkelje të ligji, ndërsa kërkoi ndihmën e qytetareve për të informuar në rast se shikojnë që pronarët e guroreve ose furrave gëlqerore rihapin biznesin e tyre.