04.04.2019 - 19:11
Gjykata e Vlorës pritet të nisë procesin gjyqësor më 16 prill për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau 8 familjarë 10 gushtin e vitit të kaluar.
Sipas informacioneve, në seancë do të merren dëshmitarët e familjarëve të viktimave, njëherësh edhe të autorit të masakrës.
Prokurori çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.
Në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm, ndërkohë që mbahet në paraburgimin e Vlorës.