Taksimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka rol rishpërndarës, thotë Banka Botërore, në raportin më të fundit për rajonin.
Për të ilustruar këtë, institucioni me bazë në Washington jep pikërisht shembullin e Shqipërisë. Taksimi i drejtpërdrejtë në vendin tonë, pra taksat që paguhen direkt, si dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale vlerësohet se kanë ndikim të papërfillshëm në uljen e pa pabarazisë. Këtë e tregon mjaft mirë koeficienti GINI, thotë Banka Botërore.
Por, nga ana tjetër, kur flet për politikën fiskale në tërësi, situata ndryshon. “Politika fiskale në tërësi, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ka një efekt të vogël në rritjen e varfërisë”, thotë Banka Botërore në raport.
Ky efekt i politikave fiskale të qeverisë nuk është në gjendje që të zhbëhet nga ndihma sociale. Kjo e fundit e ka kështu të pamundur që të balancojë efektin që taksat e larta kanë në shtresën më vulnerabil të popullsisë, pra ata më të varfrit.
Banka Botërore thotë gjithashtu se progresiviteti i sistemit të taksimit në vendin tonë është i ulët dhe kjo ndikon në rritjen e varfërisë, si dhe mos luftimin e pa pabarazisë.
Ekonomia shqiptare ka vuajtur gjithmonë faktin se normat e larta të rritjes ekonomike nuk reflektohen në mirëqenie për qytetarët. Politikat fiskale janë përgjegjëset kryesore të paaftësisë për të shpërndarë si duhet pasurinë.