Pete Buttigieg, ka befasuar Amerikën në këto ditë të garës presidenciale të vitit 2020. Kur Chuck Todd i NBC e pyeti për kapitalizmin ai tha “ Natyrisht unë jam kapitalist, Amerika është një shoqëri kapitaliste.”
Buttigieg tha se kur kapitalizmi bëhet i pakufizuar nga kontrolle demokratike, nuk është më një lloj kapitalizmi që dikur prodhonte prosperitet në këtë vend. “Nëse doni të shihni se çfarë ndodh kur keni kapitalizëm pa demokraci, ju mund ta shihni atë shumë qartë në Rusi”, tha ai. “Kthehet në oligarki.”
Në fund të fundit, oligarkia është sundimi i pakicës dhe këto pak, që nga koha e Aristotelit janë të pasurit, fisknikët.
Por definicioni i demokracisë që na është dhënë gjatë viteve, ka ardhur në kuptimin e ekzistencës dhe ushtrimit të disa të drejtave dhe parimeve themelore. Kjo është e gabuar. Përkufizimi ynë i demokracisë duhet të ndryshojë.
Demokracia nuk mund të lulëzojë në një kontekst të përqendrimit grotesk të pasurisë. Kjo ide nuk është as e re, as radikale as e huaj. Është e vjetër, e zakonshme dhe amerikane si Thomas Jefferson.
Jefferson besonte se pasuria e tepërt e trashëguar ishte krejtësisht e papërputhshme me demokracinë.
Ata ishin më të shqetësuar për pasurinë e trashëguar, siç ishte edhe ekonomisti skocez Adam Smith, sepse në kohën e tyre, pasuria e trashëguar ishte problemi shtypës ekonomik.
John Adams, mendonte se “lumturia” nënkuptonte mirëqenien ekonomike dhe e quajti atë “demokratike”.
Disa vende, më të pabarabarta se tonat, janë ende demokraci, Afrika e Jugut, Brazili, India. Por janë ato modele për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të aspirojnë?
Bernie Sanders ka propozuar një taksë trashëgimie, dhe Elizabeth Warren ka propozuar një taksë pasurie. Por ju nuk duhet të jeni përkrahës i asnjërit prej këtyre kandidatëve apo i planeve të tyre për të hedhur poshtë idenë se përqendrimi i madh i pasurisë është jodemokratik.
Politikat e ndërtuara rreth kësaj ideje nuk do ta shndërrojnë Amerikën në Bashkimin Sovjetik,. Dhe kështu kandidatët demokratë duhet t’i përgjigjen çështjes së socializmit. Unë jam kapitalist. Dhe për këtë dua që kapitalizmi të ndryshojë.