MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Putini po ‘ringjall’ Bashkimin Sovjetik, rikthehen spastrimet

16.04.2019 - 17:12

Nostalgjia e Presidentit rus Vladimir Putin për Bashkimin Sovjetik duket e pakufizuar dhe tani po ringjall ndoshta tiparin më famëkeq: spastrimin. Duke kujtuar epokën e Stalinit, arrestimet e kohëve të fundit dhe burgosja e figurave të shumta kanë nxitur një ndjenjë të përhershme të frikës midis elitave të vendit.

Spastrimet politike po shtohen në Rusi.

Prova e fundit erdhi në fund të marsit, me arrestimet e Mikhail Abyzov, një ish-ministër dhe dy ditë më vonë Viktor Ishayev, ish ministër i Lindjes së Largët dhe ish-guvernator i rajonit të Khabarovskit të Rusisë. Çuditërisht, arrestimet e figurave të tilla të larta shkaktojnë një efekt të frikshëm midis elitave të vendit.

Një ish ministër i zhvillimit ekonomik, Alexei Ulyukayev, aktualisht po vuan një dënim tetë vjet burg. Ish-kreu i Republikës së Rusisë Komi, Vyacheslav Gaizer, është në gjyq dhe përballet me deri në 21 vjet burg. Aleksandër Khoroshavin, më parë guvernator i rajonit Sakhalin, u dënua me 13 vjet, ndërsa homologu i tij i Kirovit, Nikita Belykh, u dënua me tetë vjet. Dhe senatori Rauf Arashukov është nën hetim për një sërë krimesh të rënda.

Në epokën post-sovjetike, ish-kryeministrat, zëvendëskryeministrat dhe ministrat përgjithësisht e konsideronin veten të sigurt nga ky rrezik.

Edhe politikani i opozitës Boris Nemtsov, i cili u qëllua në Moskë në vitin 2015, besonte se ai nuk ishte në rrezik nga shteti, sepse ai ishte një ish-zëvendëskryeministër. Pa marrë parasysh nëse shteti ishte përfshirë në urdhërimin e vrasjes së Nemtsov, arrestimet e fundit të Abyzov dhe Ishayev i kanë “shkatërruar” këto supozime.

Megjithatë opinioni publik mbetet indiferent. Shumica e rusëve nuk shohin një lidhje midis ndjekjes së figurave kryesore dhe kredibilitetit të autoriteteve. Përkundrazi, njerëzit duket se besojnë se Putin po lufton korrupsionin.

Por është mesazh për elitat e tronditura të Rusisë. Dhe ky mesazh është i drejtpërdrejtë: askush nuk është i sigurt nga ndjekja penale, edhe nëse ata janë larguar nga shërbimi publik dhe nuk kanë më asnjë ndikim.

Putini po i rikujton elitat e Rusisë se askush nuk është i paprekshëm. Nënpunësit e Putinit duhet të kuptojnë se largimi nga posti i tyre, larg nga ndonjë episode i pakëndshëm, mund të jetë vetëm fillimi i diçkaje më të keqe.

Spastrimet e tanishme gjithashtu dërgojnë një mesazh për gjeneratën e ardhshme të zyrtarëve të Rusisë. Pra sjellja e papërshtatshme politike ose përqendrimi i tepruar në interesat e tyre të biznesit ndëshkohet.

Putini preferon të ketë teknokratë të rinj në pozita ministrore dhe të qeverisë. Këta të sapoardhur tashmë janë të frikësuar nga spastrimet e vazhdueshme dhe nuk do të ndërmarrin asgjë pa miratimin e udhëheqjes.

Kjo do ta lërë modernizimin e vërtetë të Rusisë në pritje, ashtu siç Putini synon.

Andrei Kolesnikov është një anëtar i lartë dhe kryetar i Programit të Politikave Vendore të Rusisë dhe Institucioneve Politike në Qendrën Carnegie Moscow.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rusia po kërkon ta pushtojë?

Bjellorusia, Krimeja e ardhshme?