eputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një vetëvrasje politike.
Me një reagim në “Twitter”, Hajdari shprehet se sado e kompromentuar të jetë një qeveri, rruga e vetme për të ndryshuar atë në një rend demokratik janë zgjedhjet.
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”-shkruan ajo.
Gjithashtu, po këtë të premte, ambasada amerikane në Tiranë i tha Zërit të Amerikës se do të vijojë të mbështesë këdo që do të vendosë të kandidojë për zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga ana tjetër, PD-ja tha se kriza politike në vend nuk është tregues i qartë se në qershor do mund të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Selia blu shtoi se tashmë është faktuar botërisht lidhja e kryeministrit, Edi Rama me bandat në blerjen e zgjedhjeve.