E bukur, e famshme, e pasur dhe gjithmonë në vëmendje. Rihanna këtë herë po përfltet për diçka të madhe.
Para disa muajsh u përfol se Rihanna është ndarë nga miliarderi i Arabisë Saudite, Hassan Jameel por në fakt ata janë më të dashuruar se kurrë.
Në faqet e shtypit roz shkruhet se këngëtarja e famshme po pret që të marrë madje propozimin për martesë.
“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me Hassan. Ata kanë dy vite që shiqërohenme njëri-tjetrin dhe ajo është shumë e lumtur.
Nëse ai do ti propozonte martesë, Rihanna do thoshte “Po” pa u menduar dy herë. Ajo është e cmendur pas tij dhe kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit.
Thjesht ai është shumë diskret. E shmnag vëmendjen dhe për këtë gjë ka rënë dakord me Rihannën që në fillim”, thotë një burim pranë këngëtares për “HollywoodLife”.