MENU
klinika

Deklarata e presidentit francez

Macron: Zona Shengen duhet të ndryshojë

26.04.2019 - 15:36

Presidenti francez pohoi gjatë një konference shtypi në fund të Debatit të Madh Kombëtar të enjten se zona Shengen nuk funksionon më.

Pas iniciativës tre-mujore të debatit kombëtar për të qetësuar protestuesit “Jelekverdhë”, presidenti francez mbajti një konferencë për shtyp në Pallatin Elyse.

Gjatë fjalës së tij, Macron foli për Zonën Shengen dhe migrimin në BE.n”Së pari në nivel evropian, kemi vendosur që të kemi kufij të përbashkët; zona e famshme Shengen me rregullat e marrëveshjes së Dublinit nuk funksionon më “, tha ai para dhjetëra gazetarëve francezë dhe europianë.

Macron gjithashtu tha se çështja e migracionit është sfida e dytë më e madhe për Evropën, pas klimës. Ai këmbënguli që Evropa duhet të reflektojë thellësisht mbi politikën e saj të zhvillimit dhe politikën e migracionit.

“Evropa, për të cilën unë besoj, është një Evropë e fuqishme sovrane … ajo është gjithashtu një Evropë që i mban kufijtë e saj. Që i mbron ato,”tha ai.

“Ky rithemelim është i domosdoshëm,” tha ai duke sugjeruar që disa nga vendet anëtare që nuk kontribuojnë në çështjet e migrimit duhet të përjashtohen nga zona.

Më parë në mars, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Evropës, të botuar në gazeta në të 28 vendet e BE-së, Macron ka bërë thirrje për një “Rilindje Europiane”, duke propozuar disa reforma.

Macron nuk është personi i parë që sugjeron që Zona e Shengenit të zvogëlohet. Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri belg Çarls Michel ka pohuar se zona e Shengenit duhet të dëbojë grupin e Vishegradit, Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, për të treguar solidaritet në menaxhimin e migracionit.

Ndërsa në dhjetor 2018, Michael e quajti aleancën e Kryeministrit hungarez Victor Orban dhe ministrit italian të Punëve të Brendshme Matteo Salvini “skizofrenike dhe hipokrite” duke i akuzuar ata për instrumentalizimin e dosjes së migrimit dhe moszgjidhjen e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Makron letër të hapur evropianëve

Është koha për ringjalljen e Evropës…