MENU
klinika

Këshilla

Si mund të përgatisim maska natyrale për fytyrën?

27.04.2019 - 14:34

Vitrinat e dyqaneve janë plot me produkte për lëkuren dhe shumë prej tyre premtojnë heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lëkurës e të tjera janë kundër acarimit dhe infektimit.

Acide vijnë nga ushqime natyrale si qumështi, portokalli, limoni, sheqeri etj. Disa nga këto acide mund edhe të prodhohen kimikisht. Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura duke sjellë në pah qelizat e reja dhe të shëndetshme.

Në të njëjtën kohë këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit, këtu nuk bëhet fjalë për djegien e lëkures, por për efektin qe ka dielli mbi fytyrën e ekspozuar prej një kohe të gjatë (rrudhat, pigmenti, qukat etj.)

Por duhet të kini kujdes, sepse përdorimi i kremrave që përmbajnë këto acide e bën lëkurën shumë të ndejshme ndaj rrezeve diellore prandaj duhet përdorur patjetër krem plazhi kudra djegjes së lëkurës. Kohët e fundit po prodhohen dhe tone që përmbajnë krem që të mbron nga dielli me numër 15 apo 16 dhe kjo përbën një zgjidhje fantastike.

Maska për fytyre te yndyrshme

1 të bardhtë e vezës

1 lugë të gjellës lëng të karotave

2 lugë miell

Përzihen mirë të gjitha këto, dhe masën e fituar e shpërndan në fytyrë. E lë të qëndrojë 20 minuta, pastaj fytyrën e shpërlan me ujë të nxehtë.

Maska nga vezët (për lëkurë më të butë)

1 të bardhte e vezës

2 lugë miell

1 lugë mjaltë

Së pari përzihet te bardhte e vezës e pastaj i shtohet mjalti e më pastaj edhe mielli.

Maska e fituar shpërndahet nëpër fytyrë dhe e lë të qëndrojë derisa të thahet. Pastaj fytyra shpërlahet me ujë të nxehtë.