MENU
klinika

Deklarata

Kosovë-Serbi/ Thaçi: Marrëveshja e pamundur pa SHBA

01.05.2019 - 19:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Samitin e Berlinit ka thënë se dialogu është i bllokuar dhe se sipas tij janë disa faktorë që kanë sjellë këtë situatë.

Thaçi shprehet se kushtëzimi i dialogut nga Serbia për heqjen e taksës, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin kryesor udhëheqës të dialogut.

“Së pari, Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës për prodhimet serbe të vendosur nga Kosova

Së dyti, më lejoni të them se përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, janë minuar dhe kundërshtuar në mënyrë të pakuptueshme nga disa drejtime”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk ka dëshmuar unitet ndaj Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Presidenti shton se kjo përçarje, ka pasur reflektime tepër negative në spektrin politik në Kosovë, dhe si rrjedhojë, ka sjellë vështirësi të mëdha në themelimin e Ekipit Negociues gjithëpërfshirës në Kosovë.

“Për më tepër, ju të gjithë e dini se marrëveshja është e pamundur pa rolin vendimtar të SHBA-ve”, ka shtuar ai.

Thaçi ka nënvizuar se edhe shtetet fqinjë në rajon, me ndonjë përjashtim të vogël, nuk kanë treguar aspak mbështetje.

Kreu i shtetit kosovar ka thënë se pavarësisht faktit se kur dhe si do të arrihet një marrëveshje, demarkimi i kufirit ndërmjet të dy shteteve është i pashmangshëm.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë