Tashmë është bërë traditë që kryeministri Rama të nisë ditën me një urim mëngjesi.
Ditën e sotme kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.
Rama i uron besimtarëve agjërim të mbarë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
‘Mirëmëngjes, dhe agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë’, shkruan Rama.
Muaji i shenjtë i Ramazanit, është eventi më i madh vjetor i besimtarëve të besimit islam.
Në këtë muaj sipas fesë Islame ka zbritur në tokë libri i shenjtë i Kur’anit, si dhe në këtë muaj në 10 ditëshin e fundit të tij është Nata e shenjtë e Kadrit, agjërimi i të cilës për besimtarët myslimanë është e barabartë me një mijë muaj.
Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë e privojnë veten nga ushqimi, pija, marrëdhëniet seksuale, dhe gjërat e tjera të ndaluara gjatë kohës së caktuar nga agimi i ditës deri në momentin kur të perëndojë dielli.
Besimtarët myslimanë përfundojnë ushqimin dhe pirjen gjatë kohës së agimit (imsakut) dhe që ndryshe quhet ‘syfyr’, dhe e hapin kohën e ushqimit në momentin kur perëndon dielli (akshami) e që ndryshe quhet ‘iftar’.