MENU
klinika

Çfarë kërkojnë?

Banorët e Durrësit në protestë: “Rrezikojmë jetën nga…”

07.05.2019 - 12:11

Banorët e lagjes 13 në Durrës, kryesisht të lagjes së njohur “Arapaj”, kanë dalë në protestë për të kërkuar zhbllokimim e rrugës në magjistralin “Shkozet-Plepa”.

Pak muaj më parë, semafori që shërbente që banorët të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin u prish dhe për të evituar aksidentet.

Drejtoria e Rrugëve vendosi disa blloqe betoni duke e bllokuar kalimin e banorëve që i ndan rruga.

Në këto kushte, banorët por edhe drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth një kilometër për të kaluar në krahun tjetër të rrugës. Por teksa drejtuesit e automjeteve të detyruar veprojnë në këtë mënyrë , këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar me shpejtësi rrugën.

Në këtë segment (superstradë) makinat lëvizin me shpejtësi dhe kjo e bën edhe më të rrezikshëm kalimin e këmbësorëve nga njëri krah në tjetrin. Banorët thonë se vendosja e këtyre blloqeve i ka bllokuar dhe ndihen të izoluar nga pjesa tjetër e qytetit.

Banorët kanë thënë se gjatë viteve të fundit në këtë segment janë regjistruar me dhjetëra aksidente me pasoja të lehta por edhe të rënda. Për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e kanë pagëzuar këtë rrugë si “Rruga e Vdekjes”.

Protestuesit kërkojnë të rregullohet semafori dhe të largohen blloqet e betonit ose të ndërtohet një mbikalim.

Banorët e lagjes 13 në Durrës kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin