MENU
klinika

Arsyet

Përse foshnja mbretërore s’mund të jetë princ

09.05.2019 - 13:49

Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër të një djali dy ditë më parë dhe të gjithë po presim me padurim të mësojnë nëse do të quhet princ.

Archie Harrison nuk është princ dhe siç duket, s’do ta mbajë këtë titull ndonjëherë. Tingëllon çuditshëm , por ja cilat janë arsyet pse nuk mund të quhet i tillë.

Vite më parë, kur Princ George V udhëhiqte vendin (rreth 1917-s), ai vendosi një limit mbi numrin e njerëzve që mund të mbanin titull mbretëror.

Sipas një deklarate të tijën, meqë Princ Harry është djali i dytë i Princit të Wales, fëmijët e tij nuk mbajnë automatikisht titullin princ ose princeshë. Fëmijët e Harry-t janë shumë larg trashëgimit të fronit për tu quajtur “Lartësia Juaj” që në lindje.

Por nëse mbretëresha e plotfuqishme dëshiron një ditë diçka të tilllë, ajo mund t’i japë titullin princ Archie-t. Mbretëresha është shumë tradicionale dhe kjo ka shumë pak shanse të ndodhë.

Archie mund të mbante titullin Earl of Dumbarton, sepse është një prej titujve të Harry-t, por familja e tij vendosi kundër kësaj. Meghan dhe Harry duan një jetë të thjeshtë dhe s’kanë aspak në plan t’i japin të voglit një titull mbretëror. Tani e tutje, do të njihet si Master Archie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN